Zjarri në ndërtesën në Tiranë, Rama: Do të rindërtohet tërësisht nga e para

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur lidhur me zjarrin që ka përfshirë ditë më parë një ndërtesë në Tiranë.

Ai u shpreh se ajo do të rindërtohet tërësisht nga e para, siç tha, nga ndërtuesi i saj, raporton abcnews.al.

banner

“Pati një moment që fillimisht ishte rrëqethës, flakët që përfshinë një pallat në Tiranë, u duk se mund të kërcënonte seriozisht jetët e banorëve. Falë punës profesionale dhe heroike të forcave të zjarrfikësve, gjithçka kaloi pa asnjë jetë të humbur. Çka mbeti, ishte shkrumbimi i asaj godine, u vumë në lëvizja. Godina do të rindërtohet tërësisht nga e para, nga ndërtuesi i saj”.

“Angazhimni për të ndihmuar banorët, deri në momentin kur ata banorë të kthehen në shtëpi, të kenë bonus qiraje dhe mbështetje nga bashkia. Ev ërteta është që kjo ishte fatkeqësi e shkaktuar nga një shkëndije, nisje zjarri po të doni, që nuk ka lidhje në vetvete me ndërtimin. Kjo është arsye për të kuptuar, me çka lidhet me cilësinë dhe materialet e ndërtimit, ndërtimi kishte materialet e certifikuara dhe vinin nga importi. Nuk dua të zgjatem më shumë në këtë pikë”, theksoi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy