“Lubi Balluku dhe Edi Rama e kanë vendin në burg”, Berisha: Asgjë në botë nuk na ndal ne pa u dhënë atyre atë që meritojnë

by Nexhat

Lideri i opozitës, Sali Berisha, deklaroi sot gjatë në Foltoren e PD, se opozita do të vazhdojë protestat deri në daljen e lubi Ballukut dhe Edi Ramës para drejtësisë.

Sipas Berishës, “asgjë në botë nuk na ndal ne pa u dhënë atyre atë që meritojnë”.

banner

“Fitorja i takon të duruarit. Fitorja i takon atij që lufton.

Fitorja i takon gjithnjë guximtarit. Por mbi të gjitha fitoren e merr ai që nuk dorëzohet.

Dhe ne nuk dorëzohemi. Edi Rama e mirë këtë ndaj dhe urdhëron Besfor Kimikun, Skënder Ballukun, Sokol Besëprerin dhe banditë të tjerë të na sulmojnë me gaz, me shkopa, granata dhe plumba gome”, tha Berisha

Sali Berisha: Ne nuk dorëzohemi dhe i kemi dhënë provat jo një herë, por disa herë, se duke mos u dorëzuar, ne fitojmë dhe fitojmë çdo betejë.

Ne kalojmë çdo vështirësi.

44 protesta me sakrifica dhe dhimbje realizuam tek bashkia e Tiranës.

Ne nuk u dorëzuam dhe pas 44 protestash ne arritëm rezultatin që kërkuam.

333 fjalime kemi mbajtur në Rrugën e Shpresës kur lideri i opozitës u arrestua, siç po del çdo ditë, për arsye politike.

Dhe ia dolëm të zbërthejmë piramidën e mashtrimit.

Po pse?

Sepse nuk u dorëzuam.

Ne nuk dorëzohemi.

Lubi Balluku dhe Edi Rama e kanë vendin në burg dhe vetëm në burg dhe aty do të shkojnë.

Asgjë në botë nuk na ndal ne pa u dhënë atyre atë që meritojnë.

Fitorja i takon të duruarit.

Fitorja i takon atij që lufton.

Fitorja i takon gjithnjë guximtarit.

Por mbi të gjitha fitoren e merr ai që nuk dorëzohet.

Dhe ne nuk dorëzohemi.

Edi Rama e mirë këtë ndaj dhe urdhëron Besfor Kimikun, Skënder Ballukun, Sokol Besëprerin dhe banditë të tjerë të na sulmojnë me gaz, me shkopa, granata dhe plumba gome.

Por ja ku jemi këtu përsëri, të sigurt drejt përmbylljes së kilometrit të fundit në betejën tonë shumëvjeçare, ashtu siç fituam edhe betejat e mëparshme kur na thoshin se nuk kishin shpresë, kur na thoshin se janë të pamundura, ashtu do fitojmë edhe këtë betejë.

Jo për veten tonë, jo për politikë, por për Shqipërinë, për shqiptarët, për dinjitetin e shqiptarëve, për të ardhmen e tyre.

Në një krah kemi degradimin e Shqipërisë së Edi Ramës, nga ana tjetër jemi ne, shpresa e vetme me misionin e shpëtimit të Shqipërisë.

Prandaj ne do fitojmë.

Rrofshi ju.

Rroftë opozita shqiptare.

Rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy