“Protesta e opozitës nuk solli asgjë të re”, Salianji: Berisha ka kontributet e tij, por tani është pengesë për rotacionin 

by Nexhat

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Studio24”, ka komentuar zhvillimet në opozitë dhe protestën e fundit të organizuar nga PD, duke thënë se ajo nuk solli asgjë të re në përmbajtje dhe ndikim politik

“Nga ana e përmbajtjes nuk solli asgjë të re kjo protestë. Si reagim ndaj korrupsionit, kriminalizimit etj., skandaleve të ish-zv/kryeministres, AKSHI-t etj., është e domosdoshme. Pritshmëritë e ngritura nga lidershipi, nga zoti Berisha si kryetar janë të tilla që i ulin vlerën”, u shpreh Salianji.

banner

Ai kritikoi edhe gjuhën politike të përdorur para dhe pas protestës, duke thënë se dëmton besueshmërinë e opozitës.

“Qoftë pritshmëritë nga gjuha para protestës kur thonë se është kilometri i fundit etj., po ashtu edhe gjuha pas protestës, është një gjuhë politike që dëmton në besueshmëri opozitën. Nuk mund të thuhet pas asaj proteste se ‘regjimi u tmerrua’ etj. Duhet të gjejmë një mënyrë tjetër komunikimi dhe ndaj kam dalë në këtë lëvizje duke kërkuar ndryshim edhe në gjuhën politike”, tha ai.

Salianji shtoi se kryetari aktual i PD-së, Sali Berisha, sipas tij, është bërë pengesë për ndryshimin dhe rotacionin politik.

“Berisha ka kontributet e veta, por tani është i pamjaftueshëm, madje pengesë për të sjellë rotacionin. Këto protesta tani janë rezistencë për të mos ndryshuar PD”, deklaroi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy