Rama në Forumin Ekonomik të Delfit: Ballkani Perëndimor është në kohën më të mirë, nuk kemi qenë kurrë më pranë BE-së

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Forumin Ekonomik të Delfit, ku zhvilloi një bisedë me Alexis Papahelas, kryeredaktor i gazetës greke ‘Kathimerini’.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se Ballkani Perëndimor po kalon periudhën më të mirë të historisë së tij dhe se rajoni nuk ka qenë kurrë më pranë Bashkimit Evropian.

banner

Ballkani Perëndimor është në kohën më të mirë. Nuk kemi qenë kurrë më pranë BE se sot. Nuk jemi të harruar. Jemi në kohën më të mirë që kemi jetuar,” u shpreh Rama, duke nënvizuar se Bashkimi Evropian është më i vetëdijshëm se kurrë për rëndësinë e rajonit në peizazhin gjeopolitik.

Duke folur për sfidat gjeopolitike, Rama tha se, “Kur je një vend kaq i vogël sa Shqipëria, nga njëra anë duhet të përballosh atë që duhet, por nga ana tjetër je i relaksuar sepse nuk ndryshon dot asgjë si për keq dhe si për mirë. Ne jemi anëtarë të NATO-s, por nuk është se vendosim shumëçka atje. Kur NATO bën diçka të mirë, si çlirimi i Kosovës, ne themi kemi bërë një gjë të shkëlqyer. Kur NATO bën diçka të keqe, si largimi nga Afganistani, themi është faji i tyre. Sepse të mëdhenjtë marrin fajin, të vegjlit mund të marrin edhe ndonjë meritë.

Rama kujtoi se vetëm në vitin 2014, në Berlin, gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor u ulën për herë të parë rreth të njëjtës tryezë.

Gjatë dekadës së fundit kjo është bërë normale, por nuk ka qenë fare normale më parë që të flisnim dhe bashkëpunonim me njëri-tjetrin,” tha ai, duke shtuar se kjo tregon se rajoni nuk është i harruar.

I pyetur për kërkesën e tij ndaj presidentit amerikan Donald Trump lidhur me Gjykatën e Hagës dhe procesin kundër ish-krerëve të UÇK-së, Rama tha: 

Pata privilegjin të isha me presidentin Trump në ditën e themelimit të Bordit të Paqes dhe i kërkova diçka që ka të bëjë me gjykatën e drejtësisë, e mbështetur mbi një raport fantazish nga rusët, nga Vladimir Putini. Gjykata u ngrit për ta kthyer këtë proces fantazish kundër udhëheqësve dhe i burgosën pa një akuzë zyrtare. Më pas, i gjithë procesi u kthye në diçka krejt tjetër. Nuk kishte ndodhur asnjë trafik organesh dhe akuzohen që kanë udhëhequr luftën kundër pushtuesve dhe kanë bashkëpunuar me NATO-n. I thashë Trump që duhet të ndërhyjë.”

Kryeministri u pyet edhe për largimin e rreth 500 mijë shqiptarëve gjatë qeverisjes së tij.

Nuk është shifër e saktë, por po, shqiptarët kanë vazhduar të largohen dhe mendoj se është normale për një vend që ka kaluar 50 vjet izolimi të plotë,” tha Rama.

Ai shtoi se Shqipëria po njeh rritje të ndjeshme ekonomike, me rritje të prodhimit të brendshëm bruto, investimeve të huaja dhe një rekord të ri në numrin e turistëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy