Beleri e përplasi me Mitsotakis/ Rama: Deri në fund të vitit zgjidhen të gjitha çështjet mes Shqipërisë e Greqisë

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama, ka pranuar gjatë intervistës në Forumin ekonomik të Delfit, i  pyetur për problemet mes dy vendeve, tha se këtyre cështjeve do ti jepet zgjidhje deri në fund të këtij viti.

Rama tha se çështja “Beleri” krijoi vështirësi në marrëdhëniet me kryeministrin grek Mitsotakis, por marrëdhënia e tyre ruan gjithnjë respekt. Ambicia e përbashkët është që deri në fund të vitit të zgjidhen të gjitha çështjet mes dy vendeve.

banner

“Çështja Beleri krijoi disa vështirësi në marrëdhënien tonë, nuk ka dyshim, por kemi qenë gjithmonë respektues dhe të hapur me njëri-tjetrin, pa bërë teatër. Unë e respektoj shumë për këtë.

Vendosëm kohë më parë që nuk duhet t’i lëmë vendeet tona të përpihen nga këto lloj zënkash.

Ne duhet që njëherë e mirë të zgjidhim të gjitha çështjet që ka midis nesh. Ambicia jonë është të përfundojë brenda këtij viti dhe vjeshtën e ardhshme të përfundojnë të gjitha çështjet

Kemi një aset të madh për ne, pakica greke dhe diçka që është aset për ju, shqiptarët që jetojnë këtu dhe janë të integruar”, tha Rama.

Ai shtoi se nuk bëhet fjalë për rifillim sepse gjithçka ka nisur tashmë.

“Nuk pres rifillim, kemi rifilluar. Presim një fund në fund të vitit, të dy shpresojmë. Po përpiqem të tregoj kujdes për të mos bërë shaka me ju sepse s’dua të trazoj këtë mjedis”, tha kryeministri

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy