Apeli e rrëzoi, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen për masën e sigurisë së Ilir Metës

by Nexhat

Ilir Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, por kërkesa e tij ishte rrëzuar më herët nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Megjithatë, zhvillimet e fundit ligjore kanë sjellë një kthesë në këtë çështje. Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë vendimin e Apelit dhe të rikthejë çështjen për rishqyrtim në të njëjtën gjykatë.

banner

Sipas vendimit, bëhet fjalë për prishjen e vendimit nr. 25, datë 30.01.2026, të Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke urdhëruar që çështja të shqyrtohet sërish nga i njëjti trup gjykues.

Procedimi lidhet me kërkesën e Metës për ndryshimin e masës së sigurisë, në bazë të disa neneve të Kodit të Procedurës Penale, si dhe të Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy