“Të akuzuarit e AKSHI-t, pjesë e bandës së kryeministrit”, Lubonja: Rama tha se Karçanaj ishte me qira, ajo nuk dihet sa lekë ka!

by Nexhat

Analisti Fatos Lubonja ka bërë deklarata të forta lidhur me sekuestrimet e fundit të pasurive të Ergys Agasit dhe ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Lubonja u shpreh se shifrat e sekuestruara nuk e kanë befasuar, duke i cilësuar zhvillimet si pjesë të një realiteti më të gjerë.

banner

“Shifra e sekuestruar nuk më ka shokuar. Këtu banda kriminale është ajo e madhja me në krye kryeministrin, këta janë pjesë e bandës të shpërndarë në institucione”, deklaroi ai.

Analisti bëri edhe një krahasim me raste ndërkombëtare, duke përmendur situata në vende të tjera europiane, ndërsa theksoi se në Shqipëri, sipas tij, problemi është më i thellë dhe lidhet me strukturën e vetë sistemit.

Lubonja kritikoi gjithashtu Ramën, duke iu referuar deklaratave të tij për gjendjen ekonomike të Karçanajt. “Thuhej se Karçanaj ishte pa shtëpi, ndërkohë që nuk dihet sa pasuri ka ajo”, u shpreh ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy