Protestat e Metës dhe Veliajt, gjykata heq kafazin e qelqtë për ish-ministrin Beqaj

by Nexhat

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Ilir Beqajt për ta nxjerrë nga kafazi i qelqtë, raporton Top Channel.

Seancën e radhës, e cila do të mbahet më 21 maj, Beqaj do e ndjekë jashtë kafazit të xhamit.

banner

GJKKO gjithashtu ka njoftuar burgjet sa i përket këtij vendimi.

Në seancën e themelit ndaj tij, Beqaj kërkoi t’i bashkohet avokatit të tij mbrojtës në sallë. Ndërsa në përpjekje për të biseduar me avokatin e tij Ermal Yzeiraj, ai ironizoi: “Kështu është kur salla është me pesë yje”.

Një përgjigje, kjo që duket se vjen një ditë mbasi prokurori i një dosjeje tjetër me të akuzuar Erion Veliajn kundërshtoi nxjerrjen nga kafazi të keyebashkiakut, duke thënë se ambientet ishin me ‘pesë yje’.

Po ashtu edhe Ilir Meta dhe Erion Veliaj kanë kërkuar heqjen nga kafazi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy