Iu ndalua kandidimi/ “PD pasuri e shqiptarëve, jo pronë private”, Ervin Salianji: Kur nuk lejohet gara, mbrohen interesat e një grupi që i frikësohet votës

by Nexhat

Ervin Salianji në një reagim në Facebook ka theksuar se PD është parti e shqiptare dhe jo një pronë private. Ai gjithashtu nënvizon se Partia Demokratike është më e madhe se çdo individ që tenton ta mbajë peng.

Reagimi i Ervin Salianjit;

banner

Partia Demokratike është pasuri e shqiptarëve. Ajo nuk mund të jetë pronë private.

Sot u konsumua një akt i padëgjuar ndonjëherë në historinë politike: refuzimi i pranimit të dokumenteve të kandidimit për kryetar të Partisë Demokratike.

Ky nuk është thjesht një vendim procedural. Është prova më e qartë se Partia Demokratike po trajtohet si pronë personale dhe jo si një aset publik i ndërtuar me sakrificë nga mijëra demokratë.

Kur ndalohet gara, nuk mbrohet partia por mbrohen interesat e ngushta të një grupi që vetëm ka frikë: ka frikë nga vota, ka frikë nga drejtësia, ka frikë nga e kaluara.

Unë nuk kam kërkuar privilegje. Kam kërkuar garë.

Nuk kam kërkuar emërim.

Kam kërkuar votë. Kjo është demokracia dhe vetëm kështu Partia Demokratike mund te rikthehet fituese!

Ky nuk është refuzim ndaj meje, por është refuzim ndaj çdo demokrati që beson se kjo parti duhet të jetë e hapur, konkurruese dhe fituese. Praktikisht eshte uzurpim i funksioneve!

Kjo është një betejë për parim, jo për post.

Dhe kjo betejë nuk mbaron sot.

Sepse Partia Demokratike është më e madhe se çdo individ që tenton ta mbajë peng.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy