Rezolutë për Kosovën në NATO, Ramush Haradinaj: Hap i rëndësishëm – publikon fotografitë me kongresmenët

by Nexhat

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka falënderuar kongresmenët amerikanë, Keith Self, së bashku me Ritchie Torres dhe Mike Lawler, “për paraqitjen e një rezolute në Dhomën e Përfaqësuesve që shpreh mbështetje të fortë për integrimin e Kosovës në NATO”.

Në postimin e tij, Haradinaj tutje ka shkruar:

banner

“Një mirënjohje e veçantë për “Albanians for America”, Harry Bajraktarin dhe Gino Mulliqin, si dhe të gjithë shqiptaro-amerikanët që po angazhohen dhe po e mbështesin fuqishëm kauzën e Kosovës në institucionet amerikane, në veçanti në Kongresin Amerikan.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe garantimit të sigurisë së saj.

Prezenca jonë politike si shtet në institucionet amerikane është jetike për ne, sidomos në këtë kohë”.

Kongresmeni Keith Self së bashku me Kongresmenin Ritchie Torres dhe Kongresmenin Mike Lawler, i paraqitën një rezolutë Dhomës së Përfaqësuesve që shpreh mbështetje të fortë për integrimin e Kosovës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO)

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy