Ushtruan dhunë ndaj grave për shkaqe xhelozie – dy të arrestuar në Gjakovë e Obiliq

by informim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjakovë e Obiliq, pasi që të njëjtit ushtruan dhunë fizike ndaj grave të tyre.

Rasti në Gjakovë ka ndodhur në rrugën “Gjon Nikollë Kazazi”, ku i dyshuari pas një konflikti verbal për shkaqe xhelozie e kishte goditë me grusht në fytyrë viktimën femër kosovare me të cilën janë në lidhje dashurie.

banner

Si pasojë e dhunës viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Edhe në Obiliq për shkaqe xhelozie i dyshuari kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy