Grekët i bëjnë jehonë rezolutës, kongresmenët kërkojnë edhe mbështetjen e Athinës për Kosovën në NATO

by Nexhat

Tre kongresmenë amerikanë kanë iniciuar një Rezolutë përmes së cilës përkrahet anëtarësimi i Kosovës në NATO.

Kongresmeni Keith Self, së bashku me kongresmenin Ritchie Torres dhe kongresmenin Mike Lawler e njohin si pengesë faktin se katër shtete anëtare të NATO-s nuk e njohin Kosovën, duke thënë se SHBA duhet të inkurajojë këto shtete që ta ndryshojnë qëndrimin për Kosovën.

banner

“Kosova ka demonstruar një angazhim të qartë për stabilitetin rajonal dhe përafrimin strategjik me vendet e NATO-s, por përparimi i saj drejt anëtarësimit në aleancë po pengohet nga mungesa e njohjes nga një numër i vogël aleatësh”, ka deklaruar kongresmeni Self.

“Shtimi i Kosovës në aleancë është thelbësor për të kundërshtuar ndikimin në rritje të kundërshtarëve në Evropë. Shtetet e Bashkuara duhet të inkurajojnë Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre dhe të sigurojnë që Kosova të ketë një rrugë të besueshme dhe të arritshme drejt anëtarësimit.”, ka thënë Self.

Lidhur me këtë kanë raportuar sot edhe mediat greke. “Greek Reporter” ka shkruar sot për kërkesën e kongresmenëve amerikanë drejt Athinës zyrtare, ku kërkohet njohja e Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy