Erling Haaland është përfshirë në një valë kritikash në vendlindjen e tij, Norvegji, pas publikimit të një reklame për gjigantin e birrës, Budweiser.
Sipas raportimi i mediave Opinioni publik dhe figura të ndryshme në Norvegji kanë shprehur indinjatë, duke e konsideruar këtë bashkëpunim si të papërshtatshëm për një model sportiv që ndiqet nga miliona fëmijë, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa ligjet norvegjeze janë shumë strikte sa i përket reklamimit të alkoolit, veprimi i yllit të Manchester City-t është cilësuar si një lëvizje e gabuar që dëmton imazhin e tij, duke nxitur debate të ashpra mbi përgjegjësinë sociale të sportistëve të nivelit të lartë.

