Situata te Juventus mund të ndryshojë ndjeshëm gjatë verës, pasi disa nga lojtarët kryesorë janë bërë objekt i transferimeve.
Sipas raportimeve të fundit nga mediet italiane, sulmuesi portugez Francisco Conceiçao ka tërhequr interes konkret nga disa klube të Premier League, të cilat janë të gatshme të ofrojnë rreth 50 milionë euro për kartonin e tij.
Kjo situatë mund ta shtyjë Juventusin të reflektojë për një shitje të mundshme, sidomos nëse oferta financiare konsiderohet e parefuzueshme.
Në të njëjtën kohë, drejtuesit bardhezi po punojnë për përforcimin e repartit ofensiv dhe emri kryesor në listë është Mason Greenwood, aktualisht pjesë e Olympique de Marseille.
Sipas raportimeve, klubi francez kërkon rreth 43 deri në mbi 50 milionë euro për sulmuesin anglez, i cili ka pasur një sezon shumë produktiv me gola dhe asistime

