Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me zhvillimet rreth garës për kryetarin e Partisë Demokratike, duke u shprehur se “standardi mizerabël se si Berisha po trajton PD shpreh mungesën e thellë të përgjegjësisë historike për sakrificat e demokratëve që prej 13 vitesh dergjen në opozitë”.
Ai shtoi se Berisha dhe rrethi që i kacavirret abuzon me besnikërinë dhe vlerat e demokratëve, duke i vendosur përballë një presioni moral: të heshtin “për respekt të moshës”, të heshtin përballë “ndereve që i janë bërë”, të heshtin para shuarjes së PD për shkak të lidhjes me të.
Sipas tij “edhe demokratët më të fandaksur e dinë që me Sali Berishën dhe këtë lidership, nuk do fitohet kurrë”.

