Deliu-Kodra: Bedri Hamza do të jetë sërish kandidat i PDK’së për kryeministër

by Nexhat

Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se Bedri Hamza do të jetë sërish kandidati i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit.

Ajo tha se Hamza përfaqëson një figurë serioze dhe të përgatitur, i cili “nuk prodhon drama” dhe nuk përdor gjuhë përçarëse apo etiketuese.

banner

Deliu-Kodra shtoi se PDK synon të fuqizojë vizionin e saj politik dhe të bashkëpunojë edhe me forca të tjera, ndërsa theksoi se zgjedhjet e ardhshme do të vendosin mes, siç u shpreh ajo, një Kosove të varfëruar dhe një qeverisjeje me strategji për dalje nga kriza.

“Bedri Hamza, do të vazhdojë të jetë sërish kandidati ynë për kryeministër në zgjedhjet e 7 Qershorit. Bedri Hamza nuk prodhon drama, ka qenë njeri që ka prezantuar një vizion të njeriut serioz e të përgatitur, nuk etiketon, nuk linqon”, ka thënë ajo për Blic.

“Unë vazhdoj të mendoj se ne duhet ta fuqizojmë vizionin tonë me PDK-në edhe me të tjerë që duan të bashkohen. Krizat dhe trazirat kanë qenë të mëdha në këto muaj, e për këtë jam e bindur që do të shohim ndryshim në zgjedhjet e qershorit sepse do të jenë dy dilema para të cilave qytetarët do të jenë në ditën e votimit: Dilema të një Kosove të saksionuar e varfëruar dhe dilema për një qeverisje me strategji për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë”, tha Blerta Deliu Kodra.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy