MITROVICË/ Një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga kati i parë i një shtëpie

by Nexhat

Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e rënies nga kati i parë i një shtëpie në Mitrovicë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe fillimisht është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku më pas ka ndërruar jetë.

Vdekja e saj është konstatuar të shtunën nga ekipi mjekësor.

banner

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM MBI VDEKJEN/Mitrovicë Jugu / 02.05.2026 – 06:30. Dyshohet se viktima f/k ka rënë nga kati i parë i një shtëpie. Si pasojë, e njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku me pas edhe ka ndërruar jetë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy