Sipas njoftimit të policisë, të shtunën mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
HETIM MBI VDEKJEN/ Podujevë / 02.05.2026 – 16:12. Raportohet se nga familjarët është sjellë në Urgjencë një femër kosovare e moshës rreth 44 vjeçare, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen. Me vendim të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë. Rasti nën hetime.

