Kontratat kolektive, Rama: Rreth 12 milionë euro i janë marrë kryeqytetit për vendime gjyqësore

by Nexhat

Vendimet gjyqësore si pasojë e kontratave kolektive në Kosovë janë bërë një burim i madh i barrës financiare për buxhetin e komunave.

Kjo pasi që këtyre të fundit po u merren shuma të konsiderueshme parash, .

banner

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama në një përgjigje për Ekonomia Online këtë dukuri e ka quajtur të padrejtë, duke shtuar se po bëhet qëllimshëm nga niveli qendror.

“Është definitivisht diçka që është bërë, që duket që është bërë qëllimshëm nga niveli qendror vetëm për me i pamundësu komunave për me i zhvillu projektet e tyre. Pra diçka që ministria e ka për përgjegjësi, një kontratë kolektive që ministria e ka nënshkruar, që ata ishte dashur me i pagu, që gjithsesi që të gjithë qytetarët i meritojnë ato paga të cilat nuk janë të paguara, mirëpo diçka që ishte dashur me e parë përgjegjësi qeveria, ajo e ka bë këtë barrë të komunave në mënyrë të padrejtë. Edhe si rezultat kemi një numër të madh të komunave që kanë mbet edhe pa zhvillu projekte shumë të rëndësishme në infrastrukturë, në shëndetësi, në arsim e të tjera, e të tjera për shkak të kësaj padrejtësie”, tha Rama për EO.

Kryetari Rama deklaroi se nga vendimet gjyqësore si komunë kanë paguar rreth 12 milionë euro, e që për kryeqytetin është një barrë e madhe.

“Deri tash m’duket që kemi pagu diku rreth 12 milionë, domethënë është një barrë shumë e madhe, po po them Prishtina ndoshta edhe e ka mundësinë me e tejkalu këtë barrë sepse kemi mënyra të ndryshme ku ne edhe rrisim fonde, mirëpo komuna ka disa komuna të tjera që varen prej këtyre fondeve edhe i ka blloku totalisht. Pra është një gjë e padrejtë edhe ndaj këtij qyteti, ndaj komunës së Prishtinës po edhe ndaj të gjitha këtyre komunave të tjera. Është një çështje që e ka nënshkru ministria, ministria është dashur me e marrë përgjegjësinë, ministria është dashur me e bë pagesën, e këta e kanë bë të kundërtën, pra ja kanë bart barrën komunave në mënyrë të padrejtë”, tha Rama.

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ditë më herët njoftoi se mbi 344 milionë euro tashmë janë humbur nga komunat gjatë periudhës 2022–2026, kryesisht si pasojë e vendimeve gjyqësore që lidhen me kontratën kolektive.

Sipas tij, vetëm në muajt e parë të vitit 2026 janë ekzekutuar rreth 55 milionë euro

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy