Haradinaj kujton masakrën e 3 majit 1999

by Nexhat

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 3 majin e vitit 1999, kur forcat serbe ndalën kolonën e civilëve nga fshatrat Vraniq, Bukosh, Savrovë e Sopijë, të cilët po dëboheshin me dhunë drejt Shqipërisë.

Sipas tij, nga kjo kolonë 35 vëllezër e motra u ndanë me forcë dhe u masakruan në oborrin e shkollës së Bukoshit, pa u kursyer as të miturit e as të moshuarit.

banner

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar se familje të tëra kanë dhënë gjakun e tyre për lirinë e Kosovës.

“Kjo sakrificë na obligon që të mos ndalemi kurrë në kërkimin e drejtësisë dhe në ndëshkimin e atyre që urdhëruan e kryen krime kundër shqiptarëve”, ka shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy