“Humbja e dy fëmijëve, tragjedi e pangushëllueshme”, Rama reagon për ngjarjen e rëndë në Durrës: Zoti u dhëntë forcë prindërve

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për aksidentin e rëndë të ndodhur në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë, ndërsa një i tretë ndodhet në gjendje të rëndë te Spitali i Traumës.

Në një reagim në rrjetin social X, Rama shprehet se e mësoi lajmin sapo mbërriti në Erevan rë Armenisë për takimin e Komunitetit Politik Europian, duke e cilësuar ngjarjen si një tragjedi të pangushëllueshme.

banner

“Sapo kemi zbritur në Erevan të Armenisë për Komunitetin Politik Europian dhe kam mësuar për tragjedinë e pangushëllueshme të humbjes së dy fëmijëve, ndërkohë që fëmija i tretë lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve. Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, u dhëntë forcën e jashtëzakonshme prindërve për t’i mbijetuar dhimbjes së madhe, ndërkohë që bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital”, shkruan Rama

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy