Ditë më parë, Lidhja Demokratike e Kosovës, nisi takimet me analistë e gazetarë, për “Rrugën e Re” pa Qeverinë Kurti.
Iniciativa e LDK-së ishte për dalje nga “kriza në të cilën gjendet Kosova”.
Një nismë të tillë e ndërmori sot edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
AAK sot mbajti takimin me analistë e gazetarë, ku pas takimit Haradinaj tha se Kosova po kalon nëpër një situatë të rrezikshme ku kërkohen hapa konkret për ta tejkaluar.Lidhur me këto iniciativa nga opozita, ka folur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.
Ai thotë se për t’u rrëzuar qeveria e për të fituar në zgjedhje, duket të mobilizohen qytetarët dhe se mbështetja e tyre për qeverinë është e fortë.
“Për të rrëzu qeveri e për të fituar zgjedhje duhet pikë së pari të mobilizohet qytetari. Mbështetja e qytetarëve ndaj qeverisë është e fortë”, thotë ai.
Sipas Bajqinovcit, këtë po e dëshmojnë edhe sondazhet, që po fshihen edhe nga vetë opozita.
“Kjo po dëshmohet edhe nga sondazhet e fundit të cilat po mbahet të fshehta edhe nga vet opozita. Ju e patë se dje Barometri i Ballkanit për vitin 2023 e renditi Qeverinë e Kosovës të parën në Ballkan për nga besueshmëria, me 56%”,deklaron deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci.