Kurti: Kosova po bëhet një partner i denjë për t’u konsoliduar mes aleancave me ShBA dhe NATO-n

by informim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, ndodhet në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është takuar me Shefin e Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë Amerikane, Gjeneralin Mark A. Milley dhe shumë krerë ushtarakë amerikanë dhe të ushtrive tjera aleate.

Duke njoftuar për takimet e Jasharit, Kurti ka thënë se Kosova po bëhet një partner i denjë për t’u konsoliduar mes aleancave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.

“I ftuar nga Gjeneral Daniel R. Hokanson, mes 800 liderësh ushtarakë, Komandanti i FSK-së Gjeneral Bashkim Jashari mori pjesë dhe zhvilloi takime në 30-vjetorin e themelimit të Programit të Partneritetit Shtetëror (State Partnership Program – SPP), të Gardave Kombëtare. Nën shoqërimin e Gjeneral Stephen Osbornit nga Garda Kombëtare e Ioëas, Gjeneral Jashari e takoi edhe Gjeneral Mark A. Milley, Shefin e Shtabit të Përbashkët, që iu adresua me fjalim të pranishmëve. Me këtë rast, Gjeneral Bashkim Jashari zhvilloi takime edhe me shumë krerë ushtarakë amerikanë dhe të ushtrive tjera aleate. Teksa po rrisim përmasën, shtojmë aftësitë dhe ngrejmë kapacitetet tona ushtarake, Kosova po bëhet një partner i denjë për t’u konsoliduar mes aleancave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n”, ka shkruar Kurti.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy