Batare me sulme për të drejtuar Partinë Demokratike. Kështu ka deklaruar ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji për procesin e zgjedhjeve që u bënë në PD, ku u rikonfirmua Sali Berisha në krye të partisë. Ai tha se shpik një fjalë si ‘referendum’ që nuk ekziston sipas tij në statut.
“Zgjedhjet për kreun e PD u kthyen në një proces të turpshëm dhe parodi, që e keni ndjekur në çdo cep të Shqipërisë. Jo më shumë se 5 mijë anëtarë votuan, duke e braktisur Berishën në farsën për të uzurpuar PD-në
Proces i deformuar dhe i kontrolluar nga vullneti i Berishës për të pasur nën kontroll PD-në për interesa të tij personale. Shkeli standardet për funksionimin e një partie, e interpretoi Statutin sipas interesave momentale. M’u ndalua garimi mua kur ma lejonte Statuti, ndërsa ai garoi edhe pse ia ndalonte Statuti.
Më parë tha se Bashës ia vodhën zgjedhjet dhe duhet të vij unë në krye të partisë që kjo të mos ndodhë më.
Tashmë me këtë proces, çdo vendim i marrë nga Berisha është nul. Sapo kam nisur të shpreh kritikat për drejtimin e PD nga Berisha, ka nisur një breshëri sulmesh për të trembur konkurrentët e tjerë potencialë, gjë që dha efekt te kolegët që mbetën të strukur’, tha ai

