Këtë të hënë është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare Rexhep Meta, babai i ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.
Ish-presidenti Meta i ka kërkuar leje SPAK-ut për të qenë i pranishëm në ceremoninë e varrimit të të atit,
Siç raporton Euronewsal, SPAK e ka miratuar kërkesën, ndërsa Drejtoria e Burgjeve po harton planin e masave për shoqërimin e tij në ceremoninë mortore
Vdes babai i Ilir Metës
Ka vdekur Rexhep Meta, babai i ish-presidentit të Shqipërisë Ilir Meta.
Siç raporton Top Channel, Kujtim Cakrani, avokati i Metës ka kërkuar që këtij të fundit t’i lejohet pjesëmarrja në varrim, pasi aktualisht gjendet në burg.
Cakrani kërkesën ia ka drejtuar SPAK-ut, të cilët sipas TCh-së e kanë aprovuar lejen.
Ceremonia mortore e babait të ish-kreut të shtetit shqiptar do të mbahet në fshatin Çepan të Skraparit.
E me këtë rast, janë duke u kryer procedurat që Meta lejohet të marrë pjesë në varrimin e të atit

