Ben Blushi: Zvërneci është shumë i bukur, por shumë i vogël që aty të zihet Evropa me Trumpin

by Nexhat

Shkrimtari Ben Blushi ka bërë një reagim në rrjetin social Facebook lidhur me çështjen e Zvërnecit.

Blushi e krahason rastin me një nga ngjarjet e mëdha historike, atë të konfliktit mes Çezarit dhe Pompeit.

banner

Gjatë përplasej së dy perandorëve romakë, një nga betejat mes dy ushtrive të tyre u zhvillua në Durrës.

Ndaj, Blushi e cilëson Zvërnecin si shumë të vogël për të krijuar një konflikt mes Europës dhe presidentit të SHBA.

“Zvërneci është shumë i bukur por shumë i vogël që aty zihet Evropa me Trumpin siç ndodhi me Pompein dhe Cesarin në Durrës para 2074 vitesh”, shkruan Blushi.

Shpjegimi i Blushit duket se ka të bëjë me atë që investimi i famijes së Presidentit të SHBA dhe protestat e sotme kanë të bëjnë me rivalitetin mes Bashkimit Europian dhe Presidentit Trump.

Sipas kësaj teze, përplasja mes Europës dhe Amerikës që ka nisur prej ardhjes se Trump po shfaqet në ccështjen e Zvërnecit duke kundërshtuar investimin e resortit turistik të nisur nga vajza dhe dhëndri I Trump.

Duket se Evropa po e shrytëzon rastin e Zvërnecit për të mos lejuar që ndikimi ekonomik e politik i Trump të shtrihet në Ballkan dhe Europë.

Beteja për zona influence mes tyre rrezikon të ketë kosto për projektin e Zvërnecit dhe shqiptarët pasi në lojë nuk janë vetëm  4 miliardë eurot.

Futja e familjes Trump apo partnerëve të tyre në Shqipëri do të ishte një hap pozitiv për turzimin dhe ekonominë shqiptare por në të njëjtën kohë për Europën një betejë e humbur me Trump.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy