Alec Baldwin: Të gjitha akuzat penale kundër aktorit për të shtënat fatale në setin e Rust janë hedhur poshtë

by informim

Prokurorët në Santa Fe, në shtetin amerikan të Nju Meksikos, kishin nxitur dy akuza për vrasje të pavullnetshme kundër yllit 65-vjeçar të Hollivudit. Prokurorët special Kari T. Morrissey dhe Jason J. Lewis thanë se “u zbuluan fakte të reja që kërkojnë hetime të mëtejshme dhe analiza mjeko-ligjore” në rastin kundër Baldwin.

Mirëpo, ata kanë pasur vërejtje lidhur me afatet kohore, faktet dhe provat e ofruara nga hetuesit e rastit. Si pasoj ata kanë thënë se: “Rrjedhimisht, ne nuk mund të procedojmë nën kufizimet kohore aktuale dhe mbi faktet dhe provat e dhëna nga forcat e rendit në formën ekzistuese.
“Prandaj ne do të hedhim poshtë akuzat për vrasje të pavullnetshme kundër Baldwin për të kryer hetime të mëtejshme.”

banner

Megjithatë prokurorët shtojnë se vendimi i tyre “nuk e shfajëson z. Baldwin nga fajësia penale dhe mund të ngrihen akuza”. Ka ende të paktën pesë çështje civile në vazhdim kundër Baldwin dhe producentëve të Rust.

Për rastin janë deklaruar edhe mbrojtja e Baldwin, Luke Nikas dhe Alex Spiro, të cilë janë shprehur se: “Ne jemi të kënaqur me vendimin për pushimin e çështjes kundër Alec Baldwin dhe inkurajojmë një hetim të duhur për faktet dhe rrethanat e këtij aksidenti tragjik”.

Megjithatë, në anën tjetër, prokurorët po vazhdojnë me akuzat për vrasjen e pavullnetshme kundër mbikëqyrëses së armëve Hannah Gutierrez-Reed. Ajo është deklaruar e pafajshme.

Rikujtojmë se, Zonja Hutchins, 42 vjeç, u vra më 21 tetor 2021 gjatë xhirimeve në Bonanza Creek Ranch pranë Santa Fe.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy