Vetëm 6 policë të “Shqiponjave” në operacion, si u organizua kapja e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

by Nexhat

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni për kapjen e autorit të vrasjes së efektivit të forcave Shqiponja dhe plagosjes së një tjetri.

A2 CNN raporton se 43-vjeçari Violand Braçellari është parë dje në fshat duke bërë xhiro, policia ka marrë informacion dhe sot ka organizuar kapjen e tij, pasi kanë marrë informacion që nga fshati ka shkuar në stanin ku kishte bagëtitë dhe rrinte me nënën e tij.

banner

Siç raportohet kanë qenë vetëm 6 policë të Shqiponjave.

Edhe pse i kishte shpëtuar edhe katër herë ndër vite operacioneve të RENEA-s, policia e Korçës nuk e ka vlerësuar siç duhet rrezikshmërinë e tij dhe kanë shkuar një numër i pakët efektivësh për ta kapur.

Po ashtu, siç raportohet, autori i dyshuar mendohet të ketë dhunuar edhe një shtetas tjetër, duke e tërhequr zvarrë me kalë për më tepër se dy orë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy