Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, pas përmbylljes së procesit të votimit ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje dhe ka bërë thirrje për korrektësi gjatë numërimit të votave.
“Tash, kur ky proces është përmbyllur në të gjithë Kosovën, u bëj thirrje të gjithë komisionerëve dhe vëzhguesëve të jenë korrekt në numërim, të kujdesen që demokracia që populli e ka vendosur në kuti të votimit të jetë ajo e vërteta dhe të mos përsëriten gabimet e së kaluarës”, ka shkruar Gjini në “Facebook”.
Ai ka theksuar se respektimi i vullnetit qytetar është thelbësor për demokracinë, duke shtuar se vetëm përmes një procesi të drejtë mund të ruhet besimi në rezultat.
“Vetëm duke punuar drejtë, kujdesemi bashkë që vullneti i sovranit të respektohet”, ka përfunduar ai

