‘‘Çfarë Kosove’’, Deda pas zgjedhjeve: Balancohet skena politike, espresso 70% është veç për qytetarët, jo për pushtet

by Nexhat

Ilir Deda, ka reaguar lidhur me zgjedhjet e sotme, duke thënë se, në bazë të rezultateve preliminare, balancohet skena politike, dhe se, partitë duhet të fokusohen në interesin e Kosovës dhe qytetarëve.

Deda, ka shtuar edhe se, dalja më e ulët i goditi partitë e mëdha, ndërsa, Aleanca është e vetmja parti qe rritet me numër të deputetëve krahasuar me zgjedhjet e shkurtit 2025 dhe dhjetorit 2025.

banner

Postimi:

Çfarë Kosove! Në bazë të rezultateve preliminare:

1. Balancohet skena politike – espresso 70% është veç për qytetarët, jo për pushtet.

2. Të gjitha partitë duhet të fokusohen në interesin e Kosovës dhe qytetarëve dhe ti zgjidhin problemet politike me kompromis e të fokusohen në qeverisje shumë më të mirë se sa deri tash.

3. Dalja më e ulët i goditi partitë e mëdha. Numri i njerëzve që i ka votuar partitë është flakaresh për lidershipet e partive – LVV ka gati 200,000 votues më pak, PDK gati 50,000, ndërsa LDK ka më pak votues tash se sa në dhjetor.

4. Aleanca është e vetmja parti qe rritet me numër të deputetëve krahasuar me zgjedhjet e shkurtit 2025 dhe dhjetorit 2025.

5. Polarizimit duhet t’i vijë fundi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy