“Stampo te bluza jote Belindën, jo flamingo”, Berisha: Si po tenton Rama të ‘sfumojë’ uraganin e protestave! Thirrje administratës, braktisni antimitingjet

by Nexhat

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar për protestat masive që po mbahen në vendin tonë.

Gjatë një konference për shtyp nga selia blu, Berisha akuzon Ramën se po tenton të zbehë uraganin e protestave.

banner

“Shpreh mbështetjen e PD për protestën madhështore të rinisë dhe qytetarëve të mbarë Shqipërisë. Protestë, e cila është shndërruar në një uragan të fuqishëm kundër diktaturës autoritare të regjimit të Ramës, të bazuar në farsën zgjedhore, krimin dhe drogën. Tirana nuk ka njohur në historinë e vetë një protestë kaq të fuqishme dhe kaq masive. Ndaj dhe thirrja ime për çdo demokratë dhe demokrate, mbështetës të PD, të bashkohen në protestën e rinisë. Protestë që tejkalon partitë politike. Kërkon me vendosshmëri fundin e regjimit autokratik të Ramës. Kërkon anulimin e disa ligjeve. Është bërë lajm dhe superlajm i televizioneve dhe gazetarëve më të mëdha të botës. Jam sot këtu për të denoncuar me forcën më të madhe qëndrimin e papërgjegjshëm cinik, armiqësor të Edi Ramës. Ai kërkon të zhysë vendin në kaos. Është e pafalshme, e papranueshme përpjekja e tij për të sfumuar uraganin e fuqishëm me antimitingje anakronike që ‘gjoja po festoj 35 vjetorin e partisë së krimit. Është cinike, fyese për çdo shqiptar, që t’i kundërvihesh protestës së qytetarëve dhe të rinisë shqiptare me takimin e zgërbonjave, që ngjasojnë nga alfa te omega me takimet e mafies. U bëj thirrje socialistëve të braktisin antimitingjet e Ramës kudo ku janë. Të mos harrojnë se nuk kanë asgjë të përbashkët me idealet e PS. Ajo është emëruar tani si Rivdekja e saj, nuk është më Rilindje.

Një herë i quan si agjentë të huaj, një herë merret me inlfuenceret, dhe është e turpshme që të tregosh ato që tregon ti. (I drejtohet Ramës)”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy