Sot protesta e 15 në Tiranë/ “Shqipëri e Re”, shqiptarët në revoltë kundër kryeministrit Rama: Jep dorëheqjen! Ju erdhi fundi

by Nexhat

Këtë të diel është thirrur një tjetër protestë. Do të mbahet tubimi i 15 kundër kryeministrit Edi Rama.

Një protestë siç nuk është parë asnjëherë më parë. Shqiptarët të revoltuar kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Tirana prej 14 ditësh ka qenë nën ‘pushtetin’ e protestuesve. Por jo vetëm Tirana, protestat janë shtrirë edhe në qytete të tjera në Shqipëri, të cilët njëzëri kërkojnë largimin e Ramës.

banner

Një ditë më parë, të shtunën u mbajt tubimi më madhështor , protesta e 14 me një pjesëmarrje rekord, që ka kaluar çdo pritshmëri. Të rinj, të reja, prindër me fëmijë, të moshuar, janë në protestë duke shprehur pakënaqësitë e tyre dhe padrejtësitë që iu janë bërë nga kjo qeveri dhe kjo klasë politike.

Mesazhi është i qartë “Rama jep dorëheqjen”. Gjithashtu akuza të forta nga protestuesit janë hedhur edhe ndaj opozitës.

Protesta do vijojë edhe gjatë ditës së sotme në orën 18:00, organizimi bëhet te sheshi Skënderbej dhe më pas vijon marshimi drejt Kryeministrisë. Protesta ka zgjatur deri në mesnatë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy