Bordi i Transparencës i Shqipërisë ka caktuar çmimeve të reja për shitjen e karburanteve, të cilat hyjnë në fuqi sot në orën 14:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës së bordit.
Sipas vendimit, çmimi i naftës nuk duhet të kalojë mbi kufirin 180 lekë për litër, ndërsa çmimi me shumicë është caktuar jo më shumë se 168 lekë për litër, shkruan Tvklan.al,
Nga të dhënat e Bordit vihet re se, çmimi i naftës është ulur me tre lekë/litër.
Kurse çmimi i shitjes me pakicë i benzinës nuk do të tregtohet mbi 168 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 156 lekë/litër

