Euro dobësohet në tregun shqiptar, Banka e Shqipërisë njofton se 1 euro këmbehet me 94.89 lekë aktualisht

by Nexhat

Monedha europiane po përballet me një tjetër valë dobësimi në tregun shqiptar. Nën ndikimin e prurjeve të larta valutore dhe rritjes së ofertës së euros, kursi i këmbimit ka zbritur në nivele rekord, duke e bërë lekun edhe më të fortë përballë valutës europiane.

Sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë, një euro këmbehet me 94.89 lekë ndërsa në tregun valutor vlera e saj ka rënë edhe më tej duke u tregtuar në rreth 94.5 lekë. Ekspertët e ekonomisë e lidhin këtë zhvlerësim me Fluksi i turistëve të huaj, remitancat, si dhe zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme.

banner

Për të zbutur luhatjet në tregun valutor dhe për të forcuar rezervën valutore të vendit Banka e Shqipërisë ka vijuar ndërhyrjet përmes blerjes së euros. Sipas kalendarit të publikuar, gjatë vitit 2026 institucioni parashikon të tërheqë nga tregu mes 330 dhe 450 milionë euro.

Këto ndërhyrje kanë ndikuar në rritjen e rezervës valutore, e cila aktualisht ka kaluar nivelin e 7.5 miliardë eurove. Pjesa më e madhe e kësaj rezerve mbahet në euro, e ndjekur nga dollari amerikan dhe paundi britanik.

Por të stabilizuar kursin e këmbimit në Shqipëri ekspertët e ekonomisë sugjerojnë vënien në funksion të politikës së deeurozimit sidomos gjatë sezonit veror. Sipas parashikimeve të ekspertëve, euro mund të vijojë rënien edhe gjatë javëve në vijim, duke prekur në kulmin e sezonit veror nivele edhe më të ulëta se 94 lekë.

ECURIA E EUROS NË QERSHOR

(Burimi: Banka e shqipërisë)

16 qershor  2025               97.99 lekë

16 qershor  2026               94.89 lekë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy