Huber: Pjesëmarrja e njerëzve në tubime, element i rëndësishëm

by Nexhat

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber deklaroi sot nga Korça se pjesëmarrja e njerëzve në protesta është një element i rëndësishëm i çdo sistemi.

Në një prononcim për mediet, pas takimit me kryetarin e bashkisë, Sotiraq Filo, e pyetur lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë kundër zhvillimit të projektit turistik në Zvërnec, ambasadorja Huber theksoi se “përmes programit tonë të zhvillimit forcojmë demokracinë”.

banner

“Ne kemi një mbështetje afatgjatë për shoqërinë civile, kështu që instrumentet demokratike dhe pjesëmarrja e njerëzve në protesta janë një element i rëndësishëm i çdo sistemi, ashtu si edhe në sistemin tonë në Zvicër”, tha Huber

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy