“Turp i madh të flitet në emër të UÇK-së për përfitime politike”, reagon ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë

by Nexhat

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, duke rishpërndarë postimin e kryeministrit Edi Rama për Dritan Goxhajt, i cili në protestën në Tiranë lexoi disa kërkesa, tha se është turp të hidhet baltë mbi gjakun dhe flamurin e UÇK’së.  

“Sa e lehtë është të mbështesësh luftën nga divani dhe të refuzosh të shkosh me shokët në fushëbetejë, njëjtë si sot të marrësh “pëlqime” nga sheshi i një proteste, e cila nuk dihet nga ata që e përkrahin as se kush e drejton apo çfarë realisht kërkon të arrijë! Nuk ka turp më të madh se sa të hidhet baltë mbi gjakun dhe flamurin e UÇK-së – luftës më të lavdishme të popullit shqiptar për liri në trojet e veta duke e lidhur atë me sharlatanë që guxojnë të flasin në emër të heronjve të vërtetë”, shkroi ai në reagim.

banner

Nufi tha se “komandanti i vërtetë” i UÇK’së ndodhet në Hagë, duke aluduar për ish-presidentin Hashim Thaçi.

“Turp vërtet i madh që dikush pretendon të flasë në emër të tyre apo në emër të patriotizmit duke dëmtuar drejtpërsëdrejti interesat kombëtare shqiptare! Ky lloj njeriu vetëm me iranianët dhe/apo gjakprishurit ka lidhje, sepse me UÇK-në asnjë lloj lidhje nuk ka! Ndërkohë, Komandanti i vërtetë i UÇK-së është në Hagë, i mbajtur padrejtësisht!”.

Më pas Nufi lavdëroi shefin e qeverisë së tij, duke thënë se po e udhëheq Shqipërinë drejt BE’së.

“Ndërsa arkitekti i vërtetë i revolucionit të rrugëtimit të Shqipërisë drejt familjes së vlerave evropiane, duke bërë një transformim të jashtëzakonshëm për vendin është Edi Rama dhe këtë e kanë treguar më së miri shqiptarët me votën e tyre duke përkrahur atë masivisht dhe Partinë Socialiste të Shqipërisë!”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy