Rezultatet preliminare të Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme në komunat e veriut të Kosovës

by informim

Sot janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave në katër komunat veriore të Kosovës. Procesi zgjedhor ka shkuar pa probleme, pa incidente dhe pa ankesa. Ashtu siq është pritur, në zgjedhje morën pjesë numër i vogël i qytetarëve me të drejtë vote.

Tashmë nga burime të ndryshme të partive politike dhe vëzhguesve të zgjedhjeve janë bërë të ditura edhe rezultatet preliminare të zgjedhjeve për katër komunat. Në Leposaviq, kandidati i VV-së, Lulzim Hetemi ka grubulluar 100 vota apo 73.5%, ndërsa e dyta në listë është Albulena Behluli – Hetemi me 34 vota apo 25%. Edhe pse kishte deklaruar publikisht se është tërhequr nga gara, Aleksandar Jablanoviç ka figuruar në flet votime dhe i ka marrë 2 vota apo ndryshe 1.5%.

Vetëvendosje ka fituar edhe në Mitrovicën e Veriut ku kandidati i saj Erden Atiq ka marrë 372 vota apo 69.8%, ndërsa kandidati i PDK-së Taulant Kelmendi ka marrë 122 vota apo 22.9% dhe Betim Osmani nga Iniciativa qytetare Mitrovica ka marrë 39 vota apo 7.3%.

Në Zubin Potok kandidati Izmir Zeqiri i PDK-së ka marrë 196 vota apo 52.1%, Flatron Hasani nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 180 vota apo 47.9%.

Në Zveqan kandidati i PDK-së Ilir Peci grumbulloi 114 vota apo 60% ndërsa Fetah Peci nga LVV-ja ka marrë 71 vota apo 37.4%. Në këtë komunë ka kandiduar edhe Sladjana Pantoviç, e cila ka marrë vetëm 5 apo 2.6%.

Pra, si përmbledhje, Levizja Vetëvebdosje ka fituar dhe do të udhëheqë me komunat Leposaviq dhe Mitrovica Veriore ndërsa PDK ka fituar dhe do të qeverisë me komunat Zubin Potok dhe Zveqan.

Vlen poashtu te ceket se Ambasada e SHBA-ve në Kosovë ka reaguar duke thënë se rezultatet e zgjedhjeve janë në përputhje me Kushtetuten e Kosoves dhe ligjet e saja.

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/posts/pfbid0gM5rETJxWcvx6gZ1u92akzf6C5c5iuE15TXNakTmHnbMwSuYKtuscikP6TYsMmjcl?__cft__[0]=AZW4KHMs5jt9m_Eop7qns3rL2H6bU-YrFUFxL0tFdMyW8OFJkwNq2ltFbZjKnrwgUWUpkC2w5ZrEzxFhSLGrOdtRzubrFwgLmpAGT9vNtmf9xxNyLUv_p8QiJYLVfKom9ZudOpEfbe5FGIFh8_Qduv735X2yIOFAbAncVfuF8UoDN3Cr62yO90TyATrCo_maG_8&__tn__=%2CO%2CP-R
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy