Shpërndante drogë në Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me 800 gramë kokainë dhe kanabis në makinë

by Nexhat

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi”, duke arrestuar një 35-vjeçar të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi E.T, banues në Tiranë, u kap në afërsi të një njësie pushimi në fshatin Bërzhitë, teksa kishte me vete lëndë narkotike të dyshuara për shitje.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij, policia sekuestroi 833 gramë kokainë, 576 gramë cannabis sativa, si dhe 930 euro që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal. Gjithashtu u sekuestrua edhe automjeti i të arrestuarit.

banner

Sipas hetimeve, i arrestuari dyshohet se siguronte dhe shpërndante lëndët narkotike kryesisht në zonën ku u kap dhe në zonën e “Qytet Studenti”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy