Berisha në promovimin e librit “Tirania e buzëqeshjes”: Rama shkretoi popullatën para syve tanë! I bëri gjëmën këtij vendi

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë këtë të mërkurë në promovimin e librit më të ri të autorit Ndriçim Kulla, titulluar “Tirania e buzëqeshjes”, një analizë dhe portret politik e psikologjik i kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, lideri i opozitës u ndal gjerësisht te mesazhet që përcjell ky libër, duke akuzuar kreun e qeverisë se përmes politikave të tij të qëllimshme ka shkaktuar një shkretim demografik të paparë në vend, pasojat e të cilit do të duan dekada të rikuperohen

banner

Berisha u shpreh se goditja më e madhe që i është bërë kombit shqiptar në vitet e fundit është zbrazja e vendit, një proces që sipas tij ka ardhur si pasojë e axhendave të qarta politike të mazhorancës aktuale

“Edi Rama i ka bërë vendit një shkretim demografik para syve tanë, para nesh. Dhe e ka bërë me politikat e tij të qëllimshme. Ia ka bërë dhe nuk ka dëm më të madh që mund t’i bësh këtij kombi. Shqiptarëve, me politikat demografike më të arrira, do t’u duhej gjysmë shekulli për të arritur demografinë që ka pasur,” tha Berisha.

Duke vlerësuar punën e autorit Kulla, Berisha kujtoi se ai ka qenë ndër të parët që ka denoncuar rrezikun e shtetit të lidhur me krimin, në një kohë kur të tjerët nuk flisnin për narko-shtet dhe nuk thelloheshin, duke sjellë në vëmendje botimin e hershëm të veprës ‘Narkodiktatura’.

Sipas liderit të PD, problemi i madh qëndron te faktit se kryeministri, të cilin e akuzon se i ka bërë gjëmën vendit më shumë se kushdo tjetër dhe ka ndaluar kohën, sot shëtit nëpër Europë duke pasur si sukses korruptimin në mënyrë totale të gjuhës shqipe. Berisha vuri në dukje se Rama nuk ka nevojë të ndalojë apo të mohojë ligjërisht të drejtën e fjalës, pasi sipas analizës së librit, ai nuk e ndalon fjalën, por e zhvesh atë nga çdo kuptim i vërtetë duke i dhënë një kuptim tjetër

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy