Rrugë të vërshuara e vetura të përmbytura, Shkupi përfshihet nga stuhia

by Nexhat

Pjesë të ndryshme të Shkupit janë përmbytur nga uji, pasi një stuhie të fuqishme që ka goditur sot pasdite Maqedoninë e Veriut.

Banorë të këtij qyteti kanë dërguar fotografi për Klankosova.tv, duke treguar situatën e vështirë si pasojë e të reshurave të dendura që kanë filluar pasditen e së mërkurës.

banner

Vetura të përmbytura në ujë, si dhe rrugë të vërshuara kanë qenë disa prej pamjeve nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut.

Autoritetet e këtij shteti kanë krijuar edhe Shtabin e Krizave dhe kanë anguazhuar ekipet e ndërmarrjeve publike për të ndërhyrë në pjesët ku paraqitet nevoja.

Pas temperaturave ekstreme, së fundmi disa vende janë përfshirë me mot të ndryshueshëm, me shi të rrëmbyeshëm e erëra të forta.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy