Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur sot një takim, në të cilin ka shqyrtuar të vetmen pikë të rendit të ditës që ndërlidhet me procedurën e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.
Në njoftim thuhet se “anëtarët e Këshillit miratuan publikimin e transmetimit të intervistave të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, intervista këto që janë zhvilluar nga Paneli Vlerësues në kuadër të procedurës së emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit”.
Publiku mund të ketë qasje në secilën intervistë të pesë kandidatëve për Kryeprokurorit të Shtetit dhe ato mund të gjenden në linçet e mëposhtme:

