Digjen dy automjete, njëra në Korçë e tjetra në Vlorë

by Nexhat

Dy automjete janë përfshirë nga flakët, njëra në Korçë e tjetra në Vlorë.

Në të dyjat rastet, në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe forcat policore, por pavarësisht ndërhyrjes së tyre, automjetet janë shkrumbuar pothuajse plotësisht.

banner

Për rastin e veturës në Vlorë, paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik në automjet, i cili ishte në lëvizje në momentin kur kanë shpërthyer flakët.

Siç duket edhe nga pamjet, zjarri ka përfshirë të gjithë automjetin, si pjesën e përparme ashtu edhe atë të pasme, ndërsa intensiteti i flakëve e ka bërë të pamundur shpëtimin e tij.

Ndërkaq, pak minuta më parë, një tjetër makinë ishte djegur në Korçë. Shoferi ndodhej në një dyqan aty pranë, kur mjeti u përfshi nga flakët.

Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrëfikësve, mjeti u dogj plotësisht dhe dyshimet e para janë për zjarrëvënie të qëllimtë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy