Përhapet me shpejtësi zjarri në Fier, flakët përfshijnë depot e ujit – rrezikohen edhe banesat

by Nexhat

Një zjarr i fuqishëm ka rënë sot në fshatin Drizë të Fierit, duke përfshirë fillimisht shkurre dhe ullishte.

I favorizuar nga era, zjarri është përhapur me shpejtësi në drejtim të vendit të quajtur Qafë Koshovicë.

banner

Flakët kanë përfshirë edhe depot e ujit që furnizojnë qytetin e Fierit dhe disa fshatra përreth, ndërsa kanë rrezikuar edhe një restorant.

Falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, është bërë e mundur shmangia e djegies së objektit.

Më pas, zjarri ka ndryshuar drejtim duke avancuar drejt fshatit Peshtan i Vogël, ku ka rrezikuar edhe disa banesa.

Për shkak të përmasave të zjarrit është kërkuar ndërhyrje nga ajri me helikopter.

Në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar 10 mjete zjarrfikëse, forca të shumta të Policisë së Shtetit, forcat e FNSH-së, repartet “Shqiponja”, si edhe struktura të tjera të emergjencës.

Aktualisht, zjarri vijon të avancojë në zonën e Peshtanit, ndërsa të gjitha forcat në terren po punojnë me intensitet të lartë për ta vënë situatën nën kontroll./TCh

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy