Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ditën e 37-të të protestës në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale një kolazh me dy fotografi që pasqyrojnë dy realitete të ndryshme të kryeqytetit.
Në njërën foto shihen protestuesit e mbledhur në bulevard, ndërsa në tjetrën tifozët e futbollit të grumbulluar në “Fan Zone” në sheshin “Skënderbej”, ku po ndiqnin ndeshjen Portugali–Spanjë.
Krahas imazheve, Rama shkroi:
“Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit.
“Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës,
E luftës, e paqes, errsirës dhe e dritës,
Mashtrimit, të vërtetës, shpifjes, interesit,
E qejfit dhe e stresit, ahengut dhe biznesit”, shkruan Rama ne Facebook

