“Libri i kuq i Edi Ramës është Dosja Sekrete Shqiptare”/ Protestuesit dërguan ‘Albanian Files’ në SPAK, Berisha: Edhe PD po bën gati aktpadinë

by Nexhat

Kryetari i PD, Sali Berisha përshëndeti dërgimin e “Albanian Files” në SPAK nga protestuesit. Gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, Berisha paralajmëroi se edhe PD po bën gati aktpadinë.

Lideri i opozitës tha se ky libër përbën dosjen më kriminale në historinë e Shqipërisë të 35 viteve të fundit. “Përshëndes dërgimin e tij në SPAK nga përfaqësues të protestës. I garantoj se PD po e studion dhe do paraqesë aktpadinë tjetër po për këtë libër në SPAK. Dhe kjo edhe njëherë për ne konsiderohet dosja më kriminale”, theksoi ai

banner

“Por, përveç këtyre, libri i kuq i Edi Ramës, Dosja sekrete Shqiptare, ka edhe pronat e grabitura nga Edi Rama apo vëllai i tij dhe nëna e tij e ndjerë. Në Librin e Kuq kanioni i Gjipesë me mbrojtje të shkallës më të lartë, njëri nga 20 kanionet më të çmuara në planet, i kanë vu samarin sipër, hotelin e Edi Ramës që kalon nga njëri breg në bregun tjetër. Dhe që ka pasur paturpësinë të më padisë kur unë e paraqita këtu para jush 1 vit e gjysmë më parë, dhe që tregonte se arkitekti holandez Maas ishte aty.

Mbase dikush e kishte kompozuar fotografinë, por unë paraqita atë foto. Aty nuk është risia se është Maas në plazhin e Gjipesë, por se është hoteli që kalon si samar nga një breg në bregun tjetër të kanionit. Tani që ai ka çuar në gjyq, tani del libri i kuq që fakton atë që unë kam paraqitur para publikut. Pra, të dashur miq, ky libër përbën dosjen më kriminale në historinë e Shqipërisë të 35 viteve të fundit. Përshëndes dërgimin e tij në SPAK nga përfaqësues të protestës. I garantoj se PD po e studion dhe do paraqesë aktpadinë tjetër po për këtë libër në SPAK. Dhe kjo edhe njëherë për ne konsiderohet dosja më kriminale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy