Abdixhiku takon europarlamentarin Terras: Të krijohen institucionet pas certifikimit të zgjedhjeve, të respektohet vullneti qytetar

by Nexhat

Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në selinë e partisë Raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras. Abdixhiku ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për situatën politike pas zgjedhjeve dhe për domosdoshmërinë për krijimin e institucioneve të reja.

Kreu i LDK’së në takim thotë se ka theksuar rëndësinë e respektimit të vullnetit të qytetarëve dhe standardeve demokratike.

banner

 “Pas certifikimit të rezultateve, është e domosdoshme të ndërmerren hapat e nevojshëm për krijimin e institucioneve të qëndrueshme dhe funksionale, në shërbim të interesit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy