KQZ mban mledhje të mërkurën, në rend dite certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit

by Nexhat

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar se KQZ do të mbajë mbledhjen e radhës të mërkurën më 8 korrik në orën 11:00 e ku në rend dite është certifikimi  i rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Ky vendim për mbledhje është marrë pasi Gjykata Supreme ka refuzuar të gjitha ankesat e paraqitura.

banner

“Ju njoftoj se të mërkurën (8 korrik 2026, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor. Mbledhja është caktuar pas vendosjes nga Gjykata Supreme për ankesat e paraqitura në këtë institucion”, ka thënë Elezi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy