Kryeministri Edi Rama ka vijuar të ngrejë pretendime për përfshirjen e aktorëve të huaj në protestat që po zhvillohen në Tiranë prej 37 ditësh.
Në një reagim në rrjetet sociale, Rama ka publikuar disa komente me përmbajtje fyese dhe negative të postuara në profilin e tij, të cilat, sipas tij, janë bërë nga llogari të sapohapura dhe me identitete fiktive.
Sipas kryeministrit, këto elemente përbëjnë indicie për manipulim të koordinuar në hapësirën digjitale, duke pretenduar se protestat në Tiranë po ndikohen nga rrjete të lidhura me Iranin.
Rama ka paralajmëruar se në vijim do të bëhen publike fakte të tjera që, sipas tij, mbështesin këtë pretendim.
“Çorba e sorrave, korbave dhe kuzhinierëve nga Lindja ku prodhohet shumica e helmit të urrejtjes digjitale (së shpejti edhe provat)”, shkruan Rama krahas videos së publikuar në Facebook

