Akuzat për koncertin e Kanye west/ Rama sulmon sërish protestuesit: Korbat e shpifjes dhe sorrat e manipulimit s’mund të marrin peng projektet për Shqipërinë

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish në lidhje me akuzat për paratë e shpenzuara për koncertin e Kanye West që do të mbahet më 11 korrik, ndërsa protestat kundër qeverisë së tij vijojnë prej më shumë se një muaji.

Reagimi i plotë:

banner

Përshëndetje nga unë!

Dështakzemërakët e bashkuar, për ta kthyer në kos për urinë e tyre për pushtet e për lavdi, rrjedhën e pastër të ujit të protestës së flamingove, i janë turrur deri edhe koncertit unikal të Kanye West.

Ish-a që u larguan nga detyra të larta me shumë zemërim e pa lavdi; humbësa që hynë në zgjedhje si zgalema e dolën nga zgjedhjet si kalastrena; turlilloj foltoristash të rizhgënjyer, pëdëistash të rigënjyer, arqimarksistash të rrjetëzuar, islamistash të tiktokëzuar, shkelësa ligji të frymëzuar, janë bërë bashkë si një kore e zezë e protestës dhe nuk ndalen në ndotjen e kanaleve sociale, me shpifje, falsifikime, manipulime, sharje pa pushim, urrejtje për t ushqyer urrejte, verbëri për të ushqyer verbëri, ndaj kujtdo  që e shikojnë si pengesë e gjithckaje që i penogn ta shikojnë veten në një karrige

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy