Bujar Osmani: Delegacioni në Samitin e NATO-s vetëm me maqedonas, hera e parë që kur u bëmë pjesë e NATO-s

by Nexhat

Ish-kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka reaguar lidhur me pjesëmarrjen e Shkupit zyrtar në Samitin e NATO-s që po mbahet në Ankara,

Osmani ka thënë se për herë të parë që kur Maqedonia e Veriut ka hyrë në NATO, delegacioni i saj zyrtar që po merr pjesë në Ankara është i përbërë vetëm nga zyrtarë maqedonas.

banner

Sipas tij, kjo është edhe prishje e marrëveshjes së Ohrit dhe duhet të ndalet.

“Për herë të parë që kur Maqedonia e Veriut iu bashkua NATO-s, delegacioni i saj zyrtar në një Samit të NATO-s është monoetnik. Një zbatim me shpejtësi të plotë i sloganit nacionalist të partisë qeverisëse: “Maqedonia, përsëri e jotja”. Çmontimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit po përshpejtohet.Kjo duhet të ndalet”, ka shkruar Osmani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy